DIVIZIONI I ARSIMIT TË PËRGJITHSHËM

Sektori i edukimit parashkollor

Përfshirja më e madhe e fëmijëve në edukim parashkollor dhe rritja e cilësisë së veprimtarisë edukative në këtë nivel.
Kompletimi i nivelit parashkollor me dokumentacion relevant si p.sh: Ligjin mbi edukim parashkollor, Kurrikula parashkollore … , Standardet e përgjithshme te edukimit …, Standardet e të nxënit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjet etj.
Numri total i përfshirjes së fëmijëve në edukim parashkollor është rreth 26. 000 fëmijë parashkollor.

Sektori i arsimit fillor (1-5)

Ngritja  e cilësisë  së  arsimimit në nivelin e parë të shkollimit (klasa 1-5)– zbatimi i praktikave  të reja për mësimdhënie dhe për punë në shkolla.
Puna e këtij sektori si edhe e gjithë institucionit përqendrohet në ndryshimin e konceptit për arsimin në Kosovë, duke u munduar që të ecim me rrjedhat e reja të krijuara në vend dhe jashtë saj.
Niveli i shkollimit për të cilin po flasim përfshin 174 492 nxënës në gjithsej 959 shkolla të obligueshme.

Sektori i arsimit të mesëm të ulët (6-9)

Shkollat të ofrojnë mësimdhënie cilësore, të jenë më të sigurta dhe më funksionale. Që në arsimimin e obligueshëm të përfshihen të gjithë fëmijët, e posaçërisht femrat. Në këtë nivel kemi 148 902 nxënës në arsimin e mesëm të ulët në 959 shkollat e obligueshme.

Sektori i arsimit të mesëm të lartë

Arsimi i mesëm i lartë ka për qëllim ta përmirësojë nivelin e cilësisë në shkollat e mesme të larta, të cilat do të përcillen edhe me tekste dhe literaturë profesionale, si dhe mjete të tjera didaktike sipas standardeve.
Të gjitha shkollat të kenë qasje në rrjetin elektronik si dhe lidhje të ngushtë me zhvillimin ekonomik të vendit.
Në shkollat e mesme të larta në Kosovë mësojnë 90 207 nxënës, prej tyre 55.7 % janë meshkuj dhe 44.3% janë femra.

Sektori i arsimit special

Qëllimi i MASHT-it / Sektori i Arsimit Special është të ndikoj në përmirësimin e edukimit   dhe arsimimit të  fëmijëve me nevoja te veçanta në Republikën e Kosovës. Për këtë Ministria ndjek politikën e gjithëpërfshirës dhe është e fokusuar drejt përshtatjes së shkollës për nevojat e të gjithëve, me qëllim të ofrimit të kushteve të nevojshme për të zhvilluar cilësi në mësimdhënie dhe mësimnxënie, në ambient i cili duhet të ndryshoj çdo herë e më shumë me qëllim të përshtatjes sipas nevojave individuale.

Qëllimet e Njësisë së Arsimit Special  janë:

  1. Sigurimi i arsimit për të gjithë,
  2. Sigurimi i hapësirës së nevojshme shkollore që i përgjigjet natyrës së fëmijës ( pjerrina, tualete special etj) ,
  3. Arritja e rezultateve të pranueshme të të nxënit në të gjitha nivelet e shkollimit në përputhje me standardet ndërkombëtare,
  4. Inkurajimi i prindërve dhe i shoqërisë në përgjithësi në mbështetjen e arsimit,
  5. Trajnimet e vazhdueshme të mësimdhënësve,
  6. Përpilimi i planit individual të arsimit,
  7. Zhvillimi i Qendrave Burimore dhe shndërrimi i shkolla speciale tjera në Qendra Burimore,
  8. Punësimi i asistenteve në klasë,
  9. Identifikimi dhe vlerësimi edukativ i nxënësve,
  10. Organizimi i arsimit joformal për personat me nevoja të veçanta,
  11. Punësimi i ekipeve profesionale për përkrahjen e zhvillimit te potencialit te nxënësve ( psikolog, logoped etj)
  12. Organizmi më i mirë dhe funksional i transportit për fëmijët me nevoja të veçanta.
  13. Bashkëpunimi ndërministror ( Ministria e Arsimit, Shëndetësisë dhe e Punës).

 

Programi “Shkollat promovuese të Shëndetit”

Shëndeti gjithëpërfshirës shkollor sot përkufizohet si një qasje e integruar në promovimin e shëndetësor, me qëllim të edukimit, informimit dhe sigurimit të mundësive per të krijuar qëndrime të drejta lidhur me shëndetin dhe për të mësuar e zbatuar sjellje të shëndosha.
Objektivi i Shkollave promovuese të shëndetit  është që të përkrahen shkollat dhe të zhvillojë politika e programe efektive , që do të përforcojnë dhe do t’i bëjnë të shëndetshme dhe të qëndrueshme  mjediset në të cilat zbatohen politikat dhe aktivitetet e tilla.

Qëllimet tjera të arsimit të përgjithshëm janë edhe

  • Zhvillimi i njohurive për të drejtat e njeriut dhe të strategjive për mbrojtjen e tyre si dhe të aftësive të domosdoshme për zbatimin e tyre në praktikë
  • Zhvillimi i ndjenjës së respektit dhe të angazhimit ndaj parimeve  themelore të demokracisë dhe shoqërisë së qytetëruar, në mënyrë të veçantë të përgjegjësisë qytetare, të ndërvarësisë, të barazisë, të drejtësisë shoqërore dhe të shtetit të së drejtës
  • Rritjen dhe zhvillimin e vetëdijes për rëndësinë e paqes, zgjidhjeve paqësore të mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve, për rëndësinë e nevojës për tolerancë aktive, bashkëpunim dhe solidaritet  ndërmjet njerëzve
  • Zhvillimin e vetëdijes për ndërvarësinë e natyrës dhe të botës njerëzore dhe mirëkuptimin e përmasave të shumta të botës dhe të jetës në tërësinë e  tyre. 

 

Udhëheqëse e Divizionit të arsimit të përgjithshëm
Miranda Kasneci
iranda.kasneci@rks-gov.net
038 213 938


 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>